HomeShëndeti

Konsumoni lëng kompostoje në mbrëmje dhe nuk do ta besoni çfarë do t’i ndodhë organizmit tuaj

Kompostoja e kumbullës është një pije e mbushur plot me minerale dhe një burim ideal i kaliumit.

Gjithashtu lëngu i saj përmban dhe shumë veti antioksiduese, të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Duke qenë se kompostoja është me pak kalori është një pije perfekte për në darkë.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Antioksidantët që gjenden tek lëngu i kompostos përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Përveç se luftojnë radikalët e lirë në trup, antioksidantët parandalojnë dhe komplikimet kardiovaskulare.

Antioksidantët gjithashtu parandalojnë dhe oksidimin e kolesterolit, dhe si rrjedhojë ruan zemrën.

Ndihmon tretjen gjatë gjumit

Lëngu i kompostos përmban isatin dhe sorbitol, dy substance që përmirësojnë punën e sistemit tretës.

Në sajë të tyre, ushqimet e vështira për t’u tretur arrijnë të shkriftohen më me lehtësi, pasi nxisin prodhimin e enzimave tretëse.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Duke qenë se lëngu i kompostos përmban hekur, gjë që është e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Gjithashtu kur ai konsumohet në darkë arrin të ekuilibrojë qarkullimin e gjakut në trup.

Ul nivelet e kolesterolit

Lëngu i kompostos përmban fibra të cilat i përfiton nga frut i kumbullës, që ndihmon në uljen e prodhimit të kolesterolit në mëlçi.

Fibra solube përthith lëngjet alkaline në mëlçi që prodhojnë kolesterolin.

Duke e pirë në darkë ju parandaloni prodhimin e tepërt të kolesterolit, dhe arrini kështu të ulni nivelet e tij në trup.

Përmirëson shëndetin e kockave

Sipas disa të dhënave konsumimi i lëngut të kompostos së kumbullave arrin të parandalojë humbjen e masës së kockave.

Në saj të flavovoidëve dhe substancave fenolike, lëngu i kompostos ndihmon rigjenerimin e qelizave kockore që gjenden në trup.

Për personat të cilët vuajnë nga sëmundje si artriti apo osteoporoza, lëngu i kompostos këshillohet të konsumohet çdo natë.

Ndihmon imunitetin

Konsumimi i këtij lëngu krijon mundësinë e parandalimit të të ftohurave apo prekjes nga virozat, pasi ndihmon në forcimin e imunitetit.

Fruti i kumbullës nxit formimin e qelizave të shëndetshme, të cilat rigjallërojnë organizmin gjatë kohës që ju flini./sotnews.com


TË NGJASHME