HomeShëndeti

Konsumoni shpejt ushqimin? Jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje

Nëse bëni pjesë në kategorinë e njerëzve që konsumojnë ushqimin shpejt atëherë kemi një lajm jo të mirë për ju.
Personat të cilët hanë ushqimin shpejt kanë më shumë shance të zhvillojnë simptoma të cilat i rrisin rreziqet e sulmeve të zemrës sesa ata të cilët hanë më me kujdes dhe më avash.

Studiuesit japonezë kanë zbuluar se njerëzit të cilët hanë ngadalë kanë më pak shance të shtojnë peshë apo të zhvillojnë sindromën metabolike.
Studiuesit gjithashtu kanë zbuluar se vetëm 2.3 për qind e atyre që hanë ngadalë kanë zhvilluar sindromë metabolike, krahasuar me 6.5 për qind të atyre që hanë me shpejtësi mesatare dhe me 11.6 për qind të atyre që hanë shpejt.

Kjo do të thotë se ata të cilët hanë shpejt janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë sëmundje të cilat e rrisin rrezikun për sulm të zemrës, diabet, sulm të trurit, obezitet apo shtypje të lartë të gjakut.

Nëse nuk mjafton kjo gjë duhet thënë se konsumimi shpejt i ushqimit mund të shkaktojë luhatje të niveleve të sheqerit në gjak, duke rritur kështu rezistencën ndaj insulinës.

Ndaj duke marrë këto informacione bëni mirë që ushqimin ta konsumoni më me ngadalë.


TË NGJASHME