HomeLajmi i Fundit

Kontroll edhe në Fier për makinat luksoze

Dita e tretë e kontrolleve edhe në qytetin e Fierit nga ana e patrullave policore.

Policia ka ngritur postblloqe te Vija e Ngjalës në hyrje të Fierit dhe në rrugën e Semanit. Sipas burimeve nga policia janë shoqëruar për verifikim disa mjete luksoze, por deri tani nuk ka asnjë sekuestrim.

Faza e parë e aksionit ka përfunduar sot rreth orës 12:30. Aksioni i policisë do të rifillojë në ditët në vijim.

M.H/ GotaNews