HomeSociale

Kontroll në kufi për virusin/ Për shtetasit kinezë ka kontrolle më të forta

Megjithëse Shqipëria vijon të mbetet një vend me rrezikshmëri të ulët dhe deri më tani nuk kemi asnjë rast, në kuadër të masave kundër koronavirusit, në pikat doganore me Malin e Zi, në Han të Hotit dhe në Muriqan janë ngritur grupet e kontrollit mjekësor.

Por si veprohet në rast se evidentohet një shtetas i prekur nga koronavirusi?

Automatikisht ai person që është i identifikuar me shenjat dhe simptomat e gripi, izolohet në dhomën që është impovizuar pranë doganës.

3 dite me parë, në piken e kalimit kufitar në Han të Hotit, 9 shtetas nga Kina u verifikuan nga grupi mjekësor dhe pasi morën miratimin e doktorët u lejuan për tu futur në Shqipëri.


TË NGJASHME