HomeSociale

Kontrolle në lokalet e ish-Bllokut për ligjin anti-duhan, vendosen 11 masa administrative

Inspektorët nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kanë kryer një sërë kontrollesh në zonën e ish-Bllokut, por edhe në zona të tjera në Tiranë për shkelësit e ligjit anti-duhan.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë vendosur 11 masa administrative, ndërsa përsëritësit e shkeljeve, dënimi është më i madh.

Nga 11 masat e mësipërme, dy raste janë përsëritës të shkeljes, duke u gjobitur me 600 000 lekë secili, ndërsa 9 rastet e tjera, gjoba është 300 000 lekë.

Drejtoresha e këtij institucioni, Vjollca Braho, ka urdhëruar kontrolle të shpeshta në lokalet e zonës së ish-Bllokut.


TË NGJASHME