HomeSociale

Kontrollet parandaluese falas, Ministrja Manastirliu apel grave

Tashmë qendra shëndetësore “Qyteti i Nxënësve” është duke u rehabilituar dhe ofron kushte më të mira dhe një standart më të ri shërbimi për të gjithë banorët e zonës së Kombinatit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, ku edhe foli për programet parandaluese për mbrotjen e shëndetit të grave duke ftuar të gjitha gratë të bëjnë kontrollet falas.

“Si asnjëherë më parë, programet parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të grave janë në fokus të politikave tona shëndetësore. Ndaj sot me 8 Mars, gjej rastin të ftoj për çdo grua, të gjejë pak kohë për t’u kujdesur për shëndetin e saj. Kryeni kontrollin mjekësor bazë, testin falas për depistimin e kancerit të qafës së mitrës dhe mamografinë falas”, tha Manastirliu.


TË NGJASHME