HomeLajme

Kontrolli “blic” në Lushnje, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar me inicialet D. B., është arrestuar ditën e sotme, pas një aksioni të policisë në fshatin Toshkëz të Lushnjes.

Policia kishte marrë informacion se ky person shpërndante lëndë narkotike në një lokal në këtë fshat, dhe pas kontrollit të ushtuar mbi të riun, janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike gati për shtije.

Po ashtu këtij shtetasi i janë sekuestruar edhe një sasi parash, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Sakaq, materialet i janë referuar Prokurorisë, ndërsa mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohen 6 doza me lëndë narkotike Kanabis dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike.

Strukturat e Policisë së Komisariatit të Lushnjes kanë marrë informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe e shpërndantë atë në doza të vogla në një lokal në fshatin Toshkëz.

Në bazë të këtij informacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, kanë identifikuar autorin e dyshuar, dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën 6 doza me lëndë narkotike gati për shitje e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu këtij shtetasi iu sekuestruan edhe një sasi parash që kishte me vete, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i poseduesit të lëndës narkotike, shtetasit:

•D.B, 26 vjeç, banues në Toshkëz, Lushnje.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.


TË NGJASHME