HomeTeknologji

Kontrolloni llogarinë tuaj në Facebook urgjent! Nëse vëreni këto gjëra, u kanë hakëruar

Ditët e fundit shumë persona janë ankuar që në Facebook kanë hasur aktivitete të çuditshme, të cilat ata nuk i kanë autorizuar vetë. Ndonëse mund të jenë ndryshime nga vetë platforma, ka edhe raste kur këto ndryshime sinjalizojnë se dikush u ka marrë aksesin në llogarinë tuaj.

Disa prej tyre janë postime që nuk i keni bërë ju, mesazhe të dërguara ose “miq” të rinj që nuk i njihni por shfaqen në listën tuaj.

Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për të përcaktuar nëse jeni objektivi i hacker-ave dhe për të rikthyer llogarinë tuaj në Facebook. Nëse jeni duke përdorur telefonin tuaj, hapni aplikacionin dhe klikoni Setting – Security and Login – Where You’re Logged In.

Do të shihni një listë të pajisjeve nga të cilat është aksesuar llogaria, si dhe vendndodhjen e tyre të përafërt. Nëse ka ndonjë të panjohur, ndoshta jeni nën sulm nga hakerat. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.


TË NGJASHME