HomeLajmi i Fundit

Korçë, aksidentohet makina me 5 mësues, njëri prej tyre humb jetën

Një makinë tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

Makina transportonte mësues për në fshatin Arrëz, në Korçë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 në aksin rrugor Miras-Arrëz. Ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person.

Policia njofton se mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja L.D, 48 vjeçe, banuese në Miras.

Drejtuesi i mjetit si edhe pasagjerët e tjerë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.