HomeLajmi i Fundit

Alarm për bombë në makinën e gjyqtarit

Alarm për bombë në makinën e një gjyqtari të gjykatës së Korçës.

Dyshohet që nje telefonate ka njoftuar gjyqtarin Markelian Kuqo se në makinën e tij është vendosur një bombë.

Mësohet se telefonata është bërë nga burgu. Forcat RENEA ndodhen në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën. Policia ka dyshime se eksplozivi ndodhet ende në mjet.

Policët që janë rreth e rrotull Gjykatës së faktit të Shkallës së Parë kanë fikur telefonat për çështje sigurie. Gjithashtu mësohet se do bëhet nga ana e tyre një plasje e kontrolluar e pakos së dyshimtë në mjet.

Makina i përket gjyqtarit Markelian Kuqo i cili gjatë karrierës së tij ka pasur shume çështje të rëndësishme dhe të diskutuara.

Ndërkohë mësohet se është identifikohet personi që telefonoi sot gjyqtarin Markelian Kuqo. Telefonata është bërë nga burgu i Drenovës, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.

Burime nga ky institucion i vuajtjes së dënimit bënë me dije se bëhet fjalë për një person ndaj të cilit është vendosur masa ‘mjekim i detyruar’. Ndërkohë, nga verifikimet e grupit hetimor nuk rezulton të ketë rrezikshmëri për gjyqtarin, pasi bëhet fjalë për një alarm të rremë. Policia ka sekuestruar kartat e telefonit.