HomeSociale

Korçë/ I moshuari përplaset nga makina, shoferi largohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasditë në Korçë, ku një 65 vjeçar është përplasur nga një makinë.

Pasi shoferi i makinës ka përplasur këmbësorin, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se policia e ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur punën për ta ndaluar.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga News24 shihen njollat e gjakut të lëna në asfaltin e rrugës si shkak i lëndimit të të moshuarit. Mësohet se 65 vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


TË NGJASHME