HomeSociale

Korçë, Spiropali: Gati plani për ndërtimin e banesave

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vizituar banorët e fshatrave Floq dhe Qafëzezë në Korçë, të cilët janë prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme që ranë në zonë.

Përmes një postimi në facebook, Spiropali bën me dije se është gati plan veprimi për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti.

Banorët e Floqit dhe Qafëzezit do të kthehen #shumëshpejt në shtëpitë e tyre . #GatiPlaniiVeprimit për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti” shkruan Spiropali.



TË NGJASHME