HomeShowbiz

Kore e jugut, modelja 75-vjeçare yll mode

Në moshën 75 vjeçare, Choi soon Hwa është një yll i pazakontë mode dhe modele në Korenë e Jugut. Një nga pak të moshuarit që janë bërë të famshëm në median sociale dhe në botën e modës, në një vend ku konflikti mes gjeneratave po rritet ndërsa popullata plaket.

Në moshën 70 vjeç, ajo punonte 20 orë në ditë në një spital vetëm që të plotësonte nevojat.

“Unë mendoj se kjo punë që unë kam sot, në këtë moshë, është një mrekulli. Ka qenë e vështirë për mua. Stresi ishte shkatërrues. Gjithçka që fitoja shpenzohej menjëherë. Por tani, gjërat kanë ndryshuar,”- shprehet ajo.

Ajo, është tani, profesionistja më e moshuar në korenë e jugut dhe ka ecur në pasarelat e javës së modës në seul. Dhe e gjithë kjo është shumë larg nga jeta që ajo bënte vetëm pak vite më parë, kur ishte një punonjëse kujdesi, e mbërthyer në turne të gjata për shtatë ditë të javës.

Rreth 45 për qind e të moshuarve në korenë e jugut jeton në kushte varfërie dhe vendi ka një nga rrjetet më të dobëta të sigurisë sociale mes vendeve të zhvilluara.

Rastësisht, Choi kishte parë një reklamë televizive për modele të moshuara dhe e kishte parë këtë si një mundësi për të bërë një ndryshim. Ajo madje u regjistrua në shkollë modelingu dhe u zgjodh nga një agjenci për të debutuar në pasarelë.


TË NGJASHME