HomeLajme

Koreja e Veriut hedh në erë vendin e testimit të raketave

Koreja e Veriut ka hedhur në erë tunelet e testeve bërthamore, si një masë paraprake për të ulur tensionet rajonale. Veprimi vjen ndërkohe që Kim Jong u ka premtuar denuklearizimin, por ndërkohë vijojnë replikat në distance lidhur me takimin me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Gazetarët e huaj në vendin e testimit bërthamor Punggye-ri thanë se ata panë me sytë e tyre shpërthimin e madh.

Veriu u shpreh i gatshem të shkatërronte këtë zonë në fillim të këtij viti në kuadrin e një ofrimi diplomatik të Koresë së Jugut me SHBA-në.

Por shkencëtarët besojnë se pjesërisht ai u shkatërrua pas testit të fundit në shtator të 2017-ës duke u bërë i papërdorshëm.

Inspektorët e pavarur nuk u lejuan të merrnin pjesë në çmontim në malin verilindor të vendit.

Tunelet u shembën në një seri shpërthimesh përpara rreth 20 gazetarëve të zgjedhur ndërkombëtarisht. Dy shpërthime thuhet se janë kryer në mëngjes dhe katër pasdite/panorama.com.al

 

 


TË NGJASHME