Lajme Sport

Koret raciste në ndeshjen ndaj Portugalisë, UEFA dënon Serbinë

Për shkak të koreve raciste në ndeshjen ndaj Portugalisë, Serbia është dënuar nga UEFA dhe ndeshjen e ardhshme kundër Luksemburgut do ta luajë pa tifozë. Në 14 tetor, Serbia do të përballet me Luksemburgun, në kuadër të eleminatoreve të “Euro 2020”.

UEFA gjithashtu, ka njoftuar se Serbia është dënuar edhe për hyrje të tifozëve në fushë, ndezje të fishekzjarreve dhe thirrje të paligjshme.

Sipas një deklarate, UEFA është shprehur: “Departamenti Kontrollues, Etik dhe Disiplinor ka vendosur të urdhërojë Asociacionin serb të Futbollit të luajë dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të garave të UEFA-s, me dyer të mbyllura”.

Serbia po ashtu është ndëshkuar edhe me 33,250 euro gjobë, si dhe i është kërkuar të shfaqë në stadium mbishkrimin “#EqualGame” (#LojëeBarabartë) me logon e UEFA-s në dy ndeshjet e radhës në shtëpi.

Ekipi serb, renditet i treta në Grupin B me 10 pikë, 9 pikë më pak se Ukraina e vendit të parë që tanimë e ka siguruar kualifikimin dhe vetëm 1 pikë Pas Portugalisë së vendit të dytë.

Related posts

E fundit/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së Admir Muratajt

Xhensila Gotanews

Krizë në çift? Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u japin fund gojëve të liga

Maria news

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

Mila
Na Kontaktoni!