HomeSociale

Koronavirus-i/ Donald Trump merr përgjigjet e analizave

Qe kur koronavirusi filloi të përhapet, ka treguar se është një sëmundje e cila duhet marrë seriozisht dhe se duhet bërë ç’është e mundur për të mos u infektuar. Virusi deri më tani ka infektuar dhe ka marrë një numër të madh jetë njerëzish. Kryetarë shtetesh, futbollistë, aktorë etj janë prekur nga kjo pandemi botërore.

Së fundmi, analizat për të parë nëse është i infektuar apo jo, i kreu edhe presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump. Trump-it iu kërkua të kryente analizat, pasi shumë prej personave që ai takoi në ditët e fundit rezultuan të infektuar nga koronavirusi.

Megjithatë, asgjë për t’u shqetësuar, nga përgjigja e analizave, ka rezultuar se presidenti Trump është i paprekur nga koronavirusi. Presidenti brazilian dhe dy zyrtarë të tjerë, ishin personat që Trump takoi dhe që më pas rezultuan të infektuar me koronavirus. Megjithatë kreu i Shtëpisë së Bardhë ka rezultuar negativ pas analizave dhe do të vazhdojë i qetë drejtimin e shtetit.


TË NGJASHME