HomeLajme

Koronavirus po lë vende të zbrazura gjithandej

Koronavirus është duke e lënë të gjithë botën në pritje.
Në përpjekjen për të ngadalësuar përhapjen e virusit njerëzve i është kërkuar që të shmangin vendet me shumë njerëz dhe të limitojnë udhëtimet e tyre.
Organizatat po bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar.
Ligat e sporteve po pezullojnë sezonet. Muzeumet, parqet e lojërave dhe vende të tjera publike janë mbyllur. Kompanitë po i kërkojnë punonjësve të tyre të punojnë nga shtëpitë. Komunitete fetare po modifikojnë traditat e tyre.
Ajo që ka mbetur pas është një zbrazëti e urryer.

Një mësues që ecën në një shkollë të boshatisur, Spanjë

Një tren në Japoni që udhëton nga Shinjuku për në Hakone

Karriget e boshatisura të rreshtuara në Vatikan para se të bëhej lutja e Papës që u shfaq me video

Fansat e basketbollit në Oklahoma duke lënë sallën pasi u lajmëruan se NBA ka anulluar ndeshjen. Pak kohë pas anullimit të ndeshjeve një nga lojtarët doli i infektuar me virus.

Një pasagjer duke ecur në zonën e zbrazur të check-in në aeroportin e Beijing, Kinë

Një kinema e zbrazur në Kochi, Indi

Rrugët e zbrazura në Wuhan, Kinë

Një pamje brenda Parlamentit Europian në Bruksel, Belgjikë. Më shumë se 100 programe në këtë ndërtesë u anulluan.

Vendet e boshatisura në një ndeshje futbolli në Gjermani. “Ndeshja e fantazmave” u luajt pa tifozë.

Teatri kombëtar në Pragë, Republika Çeke. Qeveria Çeke ndaloi eventet që kishin më shumë se 100 persona.

Qabeja në Mekë, Arabia Saudite, vendi më i shenjtë i besimit Islam, është gjithmonë e rrethuar me shumë njerëz por tani është boshatisur.

Vetëm disa njerëz janë parë në Katedralen e Milanos, Itali. Ishte hapur për njerëzit pasi kishte qëndruar e mbyllur për një javë.

TATANI


TË NGJASHME