HomeSociale

Koronavirusi, 422 mijë të prekur në gjithë botën, 19 mijë viktima

Numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur numra rekord në të gjithë botën. Pëveç Kinës, vendet më të goditura janë Italia, SHBA dhe Spanja.

Italia numëron 6 mijë e 800 viktima si askush tjetër dhe 69 mijë të prekur, 12 mijë më pak se Kina.

Pas saj vjen Spanja si vendi i dytë më i goditur në Europë numëron 42 mijë të prekur dhe rreth 3 mijë viktima.

Ndërsa Kinës si vendi i origjinës së COVID-19 i kanë ngelur edhe 5 mijë pacientë në spitale në kurim e sipër.

SHBA më pas numëron 55 mijë e 330 të prekur si dhe 804 viktima.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME