HomeSociale

Koronavirusi/ Apeli i fortë i Presidentit Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar

meta

Apel të forta ka bërë mëngjesin e sotëm presidenti i vendit Ilir Meta, duke kërkuar marrjen e masave më të forta për parandalimin e depërtimit të virusit vdekjeprurës në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, ai pranoi se “rastet në Itali dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me cdo kusht dhe mjet depërtimin e virusit në vendin tonë”.

Deklarata e Metës  

Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës globale nga OBSH duhen marrë masat më të forta të mundshme, sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus për të penetruar në vendin tonë. Aq më tepër kur janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje.

Është koha për të marrë masat më të forta, Shqipëria ka një eksperiencë si parandalimi i suksesshëm i SARS dikur, por është e rëndësishme të theksohet se cdo nënvleftësim mund të jetë me pasoja kritike, inkurajoj masat më të forta parandaluese

Jemi ne një proces komunikimi, rastet në Itali dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me cdo kusht dhe mjet depërtimin  virusit në vendin tonë


TË NGJASHME