HomeLajmi i Fundit

Koronavirusi/ Biblioteka Kombëtare mbyll dyert për lexuesit

Në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Bibliotekës Kombëtare në facebook, ajo ka mbyllur aktivitetin e saj deri në datën 3 prill, në pritje të një vendimi të dytë, për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

Thuhet se ky vendim vjen pas thirrjes së qeverisë për të shmangur grumbullimet masive.

Njoftimi:

Në zbatim të masave paraprake të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e #COVID19 në Shqipëri, renditet edhe:

“Anulohen grumbullimet masive, aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 prill 2020.”

Sa më lart, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur për lexuesit dhe anulon veprimtaritë e kalendarit kulturor nga data 10 mars deri më datë 3 prill 2020.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!