HomeSociale

Koronavirusi, Bledi Çuçi: Bujqësia nuk ka ndalur së prodhuari

cuci

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi duke folur për situatën e bujqësisë në këtë periudhë për shkak të koronavirusit, deklaroi se edhe këto kohë bujqësia nuk ka ndaluar së prodhuari, duke shtuar se fermerët dhe blegtorët po vazhdojnë punën.

Çuçi në “News24” theksoi se bujqësia ka një rritje të eksporteve në krahasim me vitin 2019.

Kam marrë sot raportin për eksportin dhe pashë se ka 18 përqind më shumë eksporte se viti 2019. Ne morëm të gjitha masat. Kastraveci ka pasur një rënie të vogël. Kjo gjë lidhet me shitjen. Rënie të eksportin ka pasur edhe luleshtrydhja.

Për pjesën tjetër të produkteve, ka pasur një rritje. Muaji mars 2020 është më mirë se mars 2019, po ashtu tre mujori i vitit 2020 është më mirë se i 2019. Sektori i bujqësisë nuk ka treguar në asnjë moment”, tha Çuçi.

Bledi Çuçi deklaroi se puna në bujqësi nuk është ndaluar vetëm se kërkohet nga fermerët të marrin masat për koronavirusin.

“Ne jemi munduar që të mbulojmë pjesën e luleshtrydhes. Ne kemi bërë politika të atillë, që të ketë pozitivitet në sektorin bujqësor. Ju bëj thirrje të gjithë personave në fshat që punojnë tokën, që mbarshtojnë etj.

Nuk ka pasur asnjë ndalje të punës në fshat. Fermerët kur të punojnë duhet të marrin masat për koronavirusin, sic është thënë në televizion. Masat duhet të merren një më një. Mund të ketë një c’ekuilibër mes tregut dhe ofertës. Nuk ka vend në Europë që nuk ka një produkt të importuar nga Shqipëria”, u shpreh Çuçi.

Çuçi u kërkon fermerëve dhe blegtorëve të marrin leje për të punuar, në E-Albania ose nga policia, ndërsa shtoi se është ngritur Task Forcë, për të goditur rritjen fiktive të cmimeve.

“Fermerët duhet të marrin leje me kanalin e policisë, duke thënë edhe arsyen, prsh për të mbjellat e pemës që ka. Arsyeja është e fortë për ta marrë lejen. Duhet të ketë kujdes patjetër për të mos marrë Covid-19. AKU e ka vazhduar punën. Ka pasur gjoba, por jo ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Bëjmë kontrolle në të gjithë vendin, duke mos toleruar shëndetin e njerëzve, sigurinë ushqimore.

Kemi ngritur Task Forcë në këtë kohë. Ka pasur gjoba për subjektet administrative që tentojnë të abuzojnë. Ka kapërime të cmimeve në disa raste sporadike, por kemi gjobitur tregtarët”, deklaroi Çuçi.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME