HomeLajme

Koronavirusi do të ndryshojë përgjithmonë industrinë e prodhimit të filmave

Koronavirusi ka bërë që shumë njerëz të distancohen nga të tjerët dhe të evitojnë puthjet.
Nuk do të ketë më kontakte fizike si zakonisht dhe kjo nuk u referohet vetëm atyre intime, por edhe skenave të tjera interpretimi që mund të realizohen në filma.

Kjo nuk vlen vetëm për skenat intime, por edhe për inskenimet e një grindjeje ku aktorët përleshen.

“Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”,- thotë Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

Skenat e filmave të tillë si “Fifty Shades of Grey” do të përballen me një censurë të vërtetë nëse do t’u duhet të respektojnë distancën sociale.

Gjithashtu edhe filmat e tjerë që kanë përmbajtje erotike.


TË NGJASHME