HomeSociale

Koronavirusi/ Drejtuesi i OBSH për Shqipërinë: Masat e marra nga qeveria shqiptare janë …

Pasditën e sotme, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një mbledhje të Task-Forcës ku ishte i pranishëm edhe kreu i OBSH në Shqipëri, Raul Gonzales.

Ministrja Manastirliu i dorëzoi drejtuesit të OBSH për Shqipërinë planin e veprimit për masat që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren për të adresuar këtë ngjarje të pazakontë të shëndetit publik.

“Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me rekomandimet direkte të ekspertëve kanë hartuar një plan masash për t’u ndjekur sipas të gjithë skenarëve të parashikuar, duke filluar që nga identifikimi i rasteve të para, karantimi i pacientëve, identifikimi i personave të kontaktit”, tha Manastirliu.

Drejtuesit të OBSH për Shqipërinë vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare pas konfirmimit të rasteve me COVID-19.

“Masat e marra sot nga qeveria shqiptare janë shumë të mira dhe janë marrë në kohë për të frenuar përhapjen e virusit. Kjo gjë nuk u realizua brenda ditës në Itali, duke humbur kohë për marrjen e masave që janë të efektshme për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, tha Gonzales.

Gjatë mbledhjes Instituti i Shëndetit Publik tha se është bërë gjurmimi i kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa dy personat e prekur po marrin shërbim në Spitalin Infektiv dhe janë në gjendje të stabilizuar.
Gjithashtu, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme u bënë publike dhe urdhërat për menaxhimin e situatës që nga pezullimi i procesit mësimor në institucionet arsimore publike dhe jo publike, vetëkarantinimin e detyruar, anullimin e grumbullimeve massive, etj.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME