HomeSociale

Koronavirusi, ja si kontrollohen personat që hyjnë në Shqipëri

Shef i Njësisë Kufitare të inspektimit shëndetësor në aeroportin e Rinasit, Lorenc Hashorva sqaroi në emisionin Opinion se si janë angazhuar autoritetet shqiptare për evidentimin dhe parandalimin e hyrjes së personave të cilët mund të jenë bartës së koronavirusit.

Ai njoftoi se meqenëse Shqipëria nuk ka fluturime direkte me Kinën, së pari merret informacion nga aeroportet transite në lidhje me origjinën e personave që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri.

Me të mbërritur në aeroport ato intervistohen në bazë të një pyetësori të Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili synon të përcaktojë shenjat klinike të personit.

Mënyra jonë e dedektimit nëpërmjet një pyetësori. Ne e bëjmë duke marrë informacion nga vendet transit. Me intervistim në bazë të një pyetësori të OBSH-së. Në momentin që unë e marr vesh se 2-3 persona kanë ardhur nga kina unë shkoj dhe i intervistoj në bazë të pyetësorit të OBSH-së. Në rast se ka shenja klinike ne i ekzaminojmë me termometër me lazer”, tha Hashrova.

Një eksperte në Kinë paralajmëron se lloji i ri i virusit, i cili u ndesh për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të fitojë forcë gjë që mund të rrisë aftësinë e tij për t’u transmetuar nga një person tek tjetri.

“Njerëzit e infektuar në Wuhan e kanë përhapur virusin në provincat e tjera. Në disa provinca po shohin ky virus i gjeneratës së dytë, po bëhet shumë i rrezikshëm”, thotë Li Lanjuan, i Akademisë Inxhinierike Kineze. /Opinion.a


TË NGJASHME