HomeSociale

Koronavirusi/ Ka pacientë të infektuar që nuk shfaqin simptoma

Mjeku shqiptar Albert Troci i cili punon në një spital të Milanos në Itali, ka shpjeguar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Troci tha se shumë persona që janë mbartës të koronavirusit nuk japin simptoma të menjëhershme, gjë e cila rrit rrezikon e shpërndarjes së tij.

Po ashtu, mjeku tha se ka pas shqiptarë që i janë nënshtruar analizave në Itali, por deri më tani nuk ka asnjë shqiptarë të konfirmuar zyrtarisht të infektuar nga  koronavirusi.

Albert Troci: Spitali ka pësuar një transformim total, në kuptim që po përqendrohet e gjithë fuqi e spitalit në përpalljen e këtyre paciente që kanë nevojë për një specializim më të lartë sidomos nga ana anastziologjike që shqiptare e tjera nuk arrijnë të kenë. Itali nuk është se nuk po e përballon. Italia ishte vendi i parë që mori masa më të rrepta dhe qytetarët ishin në kundërshtim të marra nga autoritetet, por në faktë i dhanë të drejtë. Ky, siç po e shohim është një virus që 80 përqind e personave që nuk japin shenja por që infektojnë shumicën. Italia ka një popullsi mesatare shumë të lartë. Virusi ka sjellje të çuditshme. Koronavirusi ka qarkulluar më përpara. Sepse nga ajo që u pa, ky virus ka dy lloj sjellje, në disa pacient jep simptoma të rënda dhe në të tjerët vjen shkakton një sindrom akute dhe shkakton vdekjen. Ka pasur shqiptarë që kanë pasur simptomat dhe janë dërguar në spital, por unë nuk di raste që ka shqiptarë të infektuar.

Ndërsa studenti Eno Kondi, i cili ndodhen në Pekin ka shpjeguar situatën e krijuar nga koronavirusi.  Kondo ka thënë se qeveria ka marrë masa të rrepta, ndërsa thekson se futja në karantinë dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse është me detyrim.

Po ashtu, ai tha se në Pekin aktualisht ndodhe mbi 50 qytetarë shqiptarë, ndërsa thekson se nuk mbajnë kontakte të përditshme me ambasadën shqiptare.

Eno Kondo: Kam parë dhe lajme për punën e një proteste në Itali, por paska ndodhur dhe në Greqi e njerëzve që nuk duan të futen në karantinë. Kjo është e çuditshme, këtu është me detyrim futja në karantinë. Kjo është për të mirën qytetarë dhe të mirën globale, se këtu vinë njerëz nga e gjithë bota dhe njerëzit këtu ikin nëpër botë. Në Pekin për momentin jemi diku tek 50-100 ndoshta, ose dhe më pak, por rreth këtij numri. Me ambasadën shqiptare nuk kemi kontakt të përditshme, pasi kur nuk ke diçka urgjente nuk pse të kontaktojmë. Frika e qytetrëve shihet, masat janë marrë nga qeveria, njerëzit janë detyruar të mbajnë maska kur shkojnë në markete apo në institucione. Nëse në Pekin do të ketë 28 ditë me 0 raste atëherë do bëhet e mundur fillimi i punës normalisht. Dmth rreth një muaj, që të quhet e kontrolluar situata, por përsëri do të ketë kontrolle me maska dizifektant, syze transparente. Ka moment nëse nuk punon në kolektiv, atëherë dhe mund të hiqen syzet apo dhe maskat.


TË NGJASHME