HomeRajon

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Vetëm pak minuta më parë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Peraovski në një deklaratë për mediat nga selia e presidencës, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrjeje.

“Para pak çasteve firmosa vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi imë bazohet në Nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të zgjasë 30 ditë me mundësi zgjatje në varësi të situatës”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Në këtë mënyrë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.

“Pushteti ekzekutiv do të ketë kompetenca të zgjeruara dhe do të mund t’i shfrytëzojë të gjithë resurset e shtetit, përsëris, të gjitha, edhe shtetërore, edhe private, që më me sukses ta menaxhojmë epideminë. Në situatë të jashtëzakonshme Qeveria do të mund të sjellë urdhëresa me fuqinë e ligjit me qëllim që të aplikojë kufizime më të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe veçanërisht të sigurojë mjete më të mëdha për mbështetjen e ekonomisë e cila hyn në një periudhë krize”– shtoi Penderovski.


TË NGJASHME