HomeSociale

Koronavirusi/ Mbyllja e bizneseve në Greqi, qeveria jep lajmin e mirë për të gjithë të punësuarit

Pas mbylljes së shumë bizneseve, pritet që qeveria greke gjatë ditës së sotme të akordojë një ndihmë për të gjithë personat që ishin të punësuar në këto biznese. 500 euro është shuma që pritet të përfitojnë këta individë, ndërkohë që do të kenë të shlyera edhe të gjitha kontributetet shëndeëtësore dhe shoqërore.

Nga sot në Greqi janë mbyllur për 15 ditë teatrot, kinematë, pub-et, lokalet e natës, palestrat, bibliotekat, muzeumet, qendrat tregtare, kurset private të mësimit, qendrat estetike, kafenetë, restorantet dhe priten dhe masa të tjera shtrënguese. Vendimi u mor një ditë më parë nga qeveria .

Gjithashtu qeveria greke është në bisedim me bankat për të shtyrë datat e pagesave të kredive individuale, por edhe të bizneseve. Këto masa janë ndërmarra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani në shtetin grek janë 190 të prekur nga koronavirus dhe janë shënuar 3 viktima.


TË NGJASHME