HomeSociale

Koronavirusi/ Ministrja Shahini: Orë edukuese nëpër shkolla

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka sqaruar se nëpër shkolla mësuesit po orientojnë nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet më të mira të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS).

Disa këshilla bazë që jepen gjatë këtyre orëve edukuese janë, larja e shpeshtë e duarve si masa kryesore që duhet të ndërmerret, përdorimi i maskave vetëm kur shfaqen simptoma gripale apo mos-përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjeku etj.

“Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht”, shkruan Ministrja Shahini.

Postimi i plotë

Çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit kanë orientuar nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet më të mira të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

• Larja e shpeshtë e duarve është masa kryesore që mund të ndërmerret;

• Maskat janë të panevojshme kur nuk ka simptomë gripale;

• Antibiotikët nuk duhet të merren pa rekomandimin e mjekut.

Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME