HomeSociale

Koronavirusi/ Mjeku Tritan Kalo: Arsyet pse Shqipëria nuk ka asnjë rast

Në një status në Facebook mjeku Tritan Kalo shkruan se Shqipëria do ia dalë mbanë edhe me rrezikun e ri që i kanoset prej virusit COVID-19.

Kalo radhit edhe arsyet se pse Shqipëria nuk është prekur ende nga koronavirusi të cilat janë nga masat për kontrollin e fluksit të udhëtarëve, mungesa në të shkuarën e infeksioneve pararendëse Beta- Coronaviruse, kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe alerti i sistemit tonë imunitar dhe vaksinimi i rregullt i popullatës.

STATUSI I TRITAN KALOS

Më pak DYSHUES, pa më të voglin element PANIKU në të përditshmen e jetës suaj, dhe ne BASHKËRISHT e me MIRËBESIM reciprok, do tia dalim përsëri mbanë…..EPIDEMITË janë dukuri jo të panjohura ndër trevat tona Arbërore, edhe në këtë Shqipëri të këndej Drinit….MANTELBARDHËT janë përplasur me to, dhe ATA janë treguar kurdoherë në lartësinë e profesionalizmit dhe të humanizmit të tyre, EDHE pse shpesh në kushte jo të favorëshme për plotësimin e misionit të tyre….”Team-work” dhe “Team-spirit” ishin dhe mbeten çelësi i suksesit të tyre në përballjen me to….Sistemi hermetik i kohës, infrastruktura jo mirë e zhvilluar dhe reliefi, ishin tre faktorët kryesorë që ndikuan po ashtu, edhe në mos përhapjen galopante të tyre në një vend me çalesa jo të pakta të Sistemit të tij Shëndetsor Publik….Ndryshimi i Sistemit, hapja e tij Politike dhe Gjeografike, qarkullimi i lirë sjedhin me vete edhe një qasje tjetër ndaj Epidemive të Sëmundjeve të ndryshme Infektive, sepse edhe mundësija e tyre e hyrjes dhe përhapjes te ne është disi më e favorizuar në kushtet kur Epidemiologjikisht sot Bota është transformuar në një “Krahinë të vetme” (Tutto il Mondo é un Paese)…SFIDA e rradhës quhet Sars-Cov-2/Covid-19….Shqipëria për momentin duket e kursyer nga ky rrezik ndërbotëror, duke mos patur asnjë rast të konfirmuar…1- Rastësi, 2- masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, kur ata vijnë nga zona me raste tashmë të konfirmuara me Sars-Cov-2/Covid-19si Kina, Itali, Koreja etj, 3- situata në përmirsim e Gripit sezonal, 4- mungesa në të shkuarën edhe e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse (Sars-Cov 2002-2003, Mers-Cov 2012), 5- vendosja gjeografike e Trevave tona, 6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane, 7- imuniteti i fituar ndaj coronaviruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavirusi madhor si Sars-Cov-2/Covid-19, 8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës, etj, janë disa shpjegime për realitetin e situatës në të cilën NE ndodhemi….Proud to be a Docotor!!!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME