HomeSociale

Koronavirusi në Shqipëri, 421 persona të skeduar si të dyshuar, po mbahen në monitorim

Në Urgjencën Kombëtare nuk rreshtin telefonatat për shqetësimet dhe frikën ndaj koronavirusit.

Ka shkuar në 9 mijë numri i thirrjeve në ditë në drejtim të numrit të vendosur në dispozicion, 127.

Më së shumti bëhet fjalë për persona të cilët janë kthyer nga vendet e prekura, por edhe qytetarë që kanë shenjat e gripit të stinës.

Kreu i Urgjencës Kombëtare tregon se 421 persona janë skeduar si të dyshuar me Covid-19. Ata po mbahen nën monitorim nga Urgjenca dhe për çdo shenjë të mundshme do të veprohet sipas protokolleve të hartuara.

Sipas autoriteteve shëndetësore, ende nuk është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Shqipëri. 26 testime që janë kryer te personat e dyshuar kanë rezultuar të paprekur.


TË NGJASHME