HomeSociale

Koronavirusi në Shqipëri/ Rama: Institucionet arsimore mbyllen për dy javë

Kryeministri Edi Rama ka nisur menjëherë mbledhjen e qeverisë pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë.

Ai tha se do mbyllen te gjitha institucionet arsimore për dy javë dhe do pezullohen fluturimet me Veriun e Italisë dhe “zonat e kuqe”.

Rama : “Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direkte nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë për të ndaluar përhapjen e pastaj vlerësimi më tej.

Të mbyllim të githa institucinet arsimore dhe të mbyllim të gjitha grumbillimet masive kulturore arsimore dëgjesave publike deri më datën 3 prill,  për të parë dinamikën e këtij zhvillimi e për të vendosur për më tutje”

Rama ka bërë apel për kujdes për vizitat nëpër spital, që të shmangen sa më shumë për të afërmit e shtruar aty.

“Do ju lutesha shumë atyre që kanë të afërm në spital në QSUT të kufizojnë maksimalisht vizitat de të lehtësojnë punën e gjithë personelit por edhe të tonën e përbashkët.
Spitalet dhe ekipet që do trajtojnë rastet e konfirmuara janë të përcaktuar dhe dihen saktësisht nga gjithë personat e përfshirë në këtë proces.

Thirrje për të gjithë mediat, është në këto momente një përgjegjësi e jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve hde mbarëvajtjen e procesit jo të lehtë përballjeje që mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë vetëdijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është nuk është nuk është koronavirusi por është panikuc”.

Ndër të tjera kryeministri shtojë se “Në gjithë vendet ku ka prevaluar qetësia dhe vetëpërmbajtja dhe administrimi i këtij fenomeni kërcënues është më i mirë. OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve. E them këtë se në mënyrë të vazhdueshme është predikuar nga burime të pacertifikuara që nuk kanë asnjë kompetencë për këshilltarin apo sugjeruesin se duheshin dhe duhen mbyllur kufijtë dhe sic tregojnë eksperiencat e vendeve mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdoruar pothuajse fare apo pjesërisht në raste shumë specifike të lidhur me të dhëna shumë specifike që vendi sot nuk i ka”- tha kryeministri Rama.


TË NGJASHME