HomeSociale

Koronavirusi, OBSH apel të fortë Azisë Juglindore

Në kuadër të rritjes së numrit të të infektuarve në botë prej koronavirusit, për të evituar përhapjen e tij Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi nga Azia Juglindore të ndërmarrë “masa agresive”.

Rajoni i Azisë Juglindore i OBSH-së përfshin 11 shtete dhe pothuajse të gjitha kanë regjistruar raste me koronavirus, ndërsa Malajazia ka numrin më të madh të të infektuarve.

Poonam Khetrapal Singh, drejtor rajonal i OBSH-së për Azinë Juglindore, tha se “gjithnjë e më shumë raste të transmetimit të koronavirusit janë duke u konfirmuar”.

“Qartazi, na duhet të bëjmë më shumë dhe urgjentisht”, tha ai.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME