HomeSport

Koronavirusi, propozimi unik nga bota e sportit në Itali

Teksa e gjithë Italia, është gjunjëzuar nga koronavirusi, një propozim interesant ka mbërritur nga bota e sportit. Anëtarët e volejbollit të femrave, kanë propozuar që të anullohet kampionati dhe titulli ti çohet presidentit të Republikës, Sergio Matarella dhe ky i fundit t’ja dhurojë të gjithë ekipeve mjekësore që po përballen me këtë situatë të vështirë.

Qëllimi i këtij propozimi është tregimi i mirënjohjes së madhe për të gjithë mjekët dhe infermierët që po përballen çdo ditë me këtë fatkeqësi. Propozimi pritet të diskutohet në 31 mars kur do të bëhet mbledhja e 11 presidentëve të klubeve. Një mendim i bukur që tregon solidaritet dhe mbi të gjitha shpresë se të gjithë bashkë do t’ia dalim.


TË NGJASHME