HomeLajmi i Fundit

Koronavirusi/ Rama flet për masat e reja

Me një lidhje live në Facebook kryeministri Edi Rama ka njoftuar masat e reja për mbrojtjen nga koronavirusi. Ai këshillon qytetarët që të evitojnë ajrin e kondicionuar sepse ndihmon përhapjen e koronavirusit, gjithashtu ai thotë se çfarë do çmimi do të detyrohemi të paguajmë këtë lufte kaq të madhe, do të dalim më të fortë prej saj.

Evitoni ajrin e kondicionuar sepse ndihmon përhapjen e koronavirusit. Kjo do të jetë jeta jonë në periudhën përpara. Asgjë tjetër nuk bëjmë dot në këtë keqe që na zuri. Le të gjejmë të mirat jo të vogla brenda kësaj të keqe të madhe duke rilidhur shumë fije të këputura nga angazhimi. Çfarë do çmimi do të detyrohemi t’i paguajmë këtë lufte kaq të madhe, do të dalim më të fortë prej saj. Shqipëria nuk do të gjunjëzohet nga kjo luftë dhe më e mira për Shqipërinë ka për të ardhur.”

Kryeministri tha e pas Tiranës e Durrësit, shtetrrethimi do të shtrihet edhe në qarqet e tjera.

“Nesër zinxhiri i ndalimeve të aktiviteteve tregtare shtrihet në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. nga dita  e diel, në orën 06:00 do të ndalohet qarkullimi brenda dhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjën dhe Shkodrën me Lezhën dhe do të ndalohet dhe qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët dhe mjetet private. Të gjitha kompanitë prodhuese dhe sipërmarrjet e shërbimit duhet ët marrin masa që ditën e hënë të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre nga autobusë të akredituar nga policia e shtetit. Masat do të jenë të ashpra dhe do të shkojnë duke u përshkallëzuar”, tha Rama.

M.H/ GotaNews