HomeSociale

Koronavirusi, Rama njofton tjetër masë ekstreme

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar një tjetër kufizim sa i përket lëvizjes në këmbë të qytetarëve,në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas njoftimit të Ramës qytetarët lejohet të dalin jashtë shtëpive të tyre vetëm 6 orë në ditë, në fashat e orareve 06:00- 10:00 të paradites dhe 16:00- 18 të pasdites, veç rasteve të urgjencës për ushqime apo ilaçe. Po ashtu që nga dita e nesërme ndalohet ecja në këmbë me persona në krah.

Kryeministri Rama tha se një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli ë tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë.

Gjithashtu Rama theksoi se shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe me mosdhënien e asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e luftës për shkelësin.

Masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë nisur të zbatohen prej ditësh, nisur që nga mbyllja e lokaleve, restoranteve, bizneseve e deri tek pezullimi i qarkullimit rrugor qytetas dhe ndërqytetas në gjithë Shqipërinë.

Një ndër to është edhe lëvizja për këmbësorët, e cila fillimisht u kufizua pas orës 18.00 por tashmë u përshkallëzuar më tej duke shkuar vetëm në 6 orë.

Postimi i plotë

MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

 NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

 NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

 SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE ME MOSDHËNIEN E ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E LUFTËS PËR SHKELËSIN!

BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

NDJESË 1000 HERË PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME