HomeSociale

Koronavirusi/ Rama publikon vendimin për internetin: 50% më lirë për 5 javë, falas vetëm …

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhë një njoftim të rëndësishëm për internetin falas në kohën kur të gjithë janë të izoluar në shtëpi si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së koronavirusit.

Rama bëri me dije se që nga dita e nesërme të gjithë qytetarët do kenë paketa internet 50% më të lira, deri në 5 javë. Ndërsa do të mund të aksesohen falas të gjitha programet edukative dhe mësimore për nxënësit.

“Falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit është siguruar me gjithë vështirësisë kudo ku ka qënë e mundur aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimi ndaj klienientit. Teknikët do të jenë në terren për mirëmbajtjen e rrjeteve, në funksion të situatës do të jenë edhe ekipet teknike. Përmes AKEP kemi ngarkuar sipërmarrësit të ofrojnë për pajtimtarët mundësi shfrytëzimi maksimal dhe cilësor me kushte sa me të favorshme. Edhe pas testeve teknike që janë bërë dhe janë koordinuar në vendimarrje lidhur me ofertat e vlefshme nga nesër deri në fund të prillit do të ofrohet oferta me 50% internet për 5 javë, falas do të jetë RTSH dhe cdo format edukativ. Abonentët me kontratë fikse kanë akses në platformat për fëmijë 60% më lire”,- tha Rama.

Rama zgjodhi sërish të përcillte një mesazh duke u shprehur: “Përgjegjshmëria është shumë e rëndësishme. Patjetër që interneti në këto kohë është shumë i rëndësishëm, por kurseni ato komentet që bëni në këtë faqe. E rëndësishme është që këtë kohë ta shfrytëzojmë bashkarisht, të lidhur me besë a besë”.

Ndërsa u bën thirrje të rinjve të mos dalin xhiro por të rrinë në shtëpi, Rama theksoi se do t’ia dalim vetëm nëse nuk do të tradhëtojë askush prej nesh.

Postimi i plotë

JA ÇFARË DO BËJMË PËR INTERNETIN SIÇ JU’A PREMTOVA, POR JU LUTEM SI KRISHTIT E MUHAMETIT, MOS DILNI XHIRO PO RRINI NË SHTËPI

 DHE TË RINJTË TA DËGJOJNË MIRË FILLIMIN, SE NUK JANË ASPAK TË PAPREKSHËM EDHE VETË NGA ARMIKU, PËRVEÇSE MARRIN NË QAFË PRINDIN A GJYSHEN

 NE DO T’IA DALIM VETËM NËSE NUK DO TË TRADHËTOJË ASKUSH PREJ NESH

K.S/GotaNews


TË NGJASHME