HomeSociale

Koronavirusi, rritet numri i të prekurve në botë, mbi 11 mijë të vdekur

Nga ‘Johns Hopkins University’ janë publikuar disa të dhëna sipas të cilave bëhet e ditur se rastet e konfirmuara me COVID-19 janë 275.434 nga të cilët 11.399 kanë humbur jetën.

Mbi 100 shtete të ndryshme të botës kanë raportuar raste me të infektuar me koronavirus, ndërsa të prekurit janë mbi 275 mijë.

Ndërkohë që edhe numri i shëruarve është rritur duke shkuar në 88256 persona. Listën në botë për sa i përket numrit të të infektuarve dhe të vdekjeve e kryeson Italia me 37.860 nga të cilët 4032 kanë ndderruar jetë, pastaj vjen Kina me 3245 viktima.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME