HomeLajme

Koronavirusi, shkon në 80 numri i viktimave dhe 2300 të infektuar

Bilanci zyrtar i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 80 të vdekur dhe më shumë se 2300 raste të infektuar të konfirmuar në të gjithë Kinën. Autoritetet e Hubei, epiqendra e virusit, raportojnë sot për 24 viktima të reja dhe rreth 371 raste të reja. Epidemia e koronavirusit vazhdon të rritet, ashtu siç kishte njoftuar më parë presidenti Xi Jinping.

Virusi ka mbërritur edhe në Toronto dhe një i dyshuar është në Vienë. Në Zvicër dy persona që kishin hyrë prej pak ditësh nga Kina janë futur në karantinë. Numri i epidemisë, të nisur në 31 dhjetor në Wuhan, vazhdon të rritet ditë pas dite. Sipas autoriteteve shëndetësore kineze shpërndarja e virusit, me një periudhë inkubacioni deri 14 ditë, duket se po bëhet më i fortë dhe nuk janë ende të qarta rreziqet e mutacionit të saj.

Pasi ka izoluar rreth 56 milion njerëz, dhe ka bllokuar transportin dhe udhëtimet jashtë dhe brenda vendit, autoritetet kanë ndaluar edhe tregtinë e kafshëve, nga ku besohet se ka nisur koronavirusi.

Edhe qytet në veri, si Pekini, Tientsin dhe Xian, kanë njoftuar ndërprerjen e linjave të autobusëve, që lidh pjesën tjetër të vendit. Në lindje, provinca e Shandong, me 100 milion banorë ka bërë të njëjtën gjë.

Në Hong Kong, ku është shpallur gjendja e emergjencës, ka shpërthyer një protestë kundër karantinës dhe tensioni është rritur së tepërmi kur protestuesit kanë mësyrë në një spital.

Wuhani, epiqendra e sëmundjes, duket tani një qytet fantazme, ku mund të qëndrosh i mbyllur vetëm në shtëpi. Për ata që duhen të vizitohen, duhet të presin ore të tëra përpara se të takojnë një mjek. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një rast, në zonën e Los Angeles. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera kanë planifikuar të martën në rrugë ajrore evakuimin e personelit të tyre nga Kina.


TË NGJASHME