HomeSociale

Koronavirusi, Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

Në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit të ri, Autoritetet Shqiptare kanë vendosur të mbyllin përkohësisht edhe kufirin me Kosovën.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se duke filluar nga data 13 mars, 2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë për të gjithë shtetasit, përkatësisht veturat e Republikës së Kosovës.

“Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë apo ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ato të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datën 15 mars, 2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.


TË NGJASHME