HomeSociale

Koronavirusi, Spiropali: Ndiq me rigorozitet maksimal rregullat

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin me rigorozitet maksimal rregullat e përcaktuara nga qeveria nëkuadër të masave të marra prej koronavirusit.

Ndërsa bën thirrje për kujdes, Spiropali shprehet se kjo është java e sprova së madhe.

Njoftimi i plotë

 KJO ËSHTË JAVA E SPROVËS SË MADHE, NDAJ KUJDES, KUJDES DHE VETËM KUJDES!

NDIQ ME RIGOROZITET MAKSIMAL RREGULLAT:

RESPEKTO FASHËN ORARE 5:00-13:00

RUAJ DISTANCËN NË DYQANE, FARMACI, BANKË DHE EC FILLIKAT NË RRUGË!

MBAJ NËN KUJDES PRINDËRIT, GJYSHËRIT E TË AFËRMIT!

LAJ DUART, SHPESH MADJE!

BESA-BESË PËR TA FITUAR KËTË LUFTË!

k.S/GotaNews


TË NGJASHME