HomeSociale

Koronavirusi, Xhaçka: Nuk ka justifikim për të dalë nga shtëpia

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka njoftuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se Forcat e Armatosura bashkë me pushtetin lokal po punojnë pa ndërprerje për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve të varfra, duke u kujdesur që të mos u mungojë asgjë jetike.

Ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që respektojnë masat e ndërmarra, Xhaçka u ka bërë apel për të mos dalë nga shtëpia në kuadër të mospërhapjes së koronavirusit.

Postimi i plotë

Faleminderit që po respektoni masat kundër përhapjes së COVID-19! Nuk ka justifikim për të dalë nga shtëpia as për njerëzit më në nevojë. FA bashkë me pushtetin lokal po punojnë pa ndërprerje për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve të varfra, duke u kujdesur që të mos u mungojë asgjë jetike. #QëndroNëShtëpi

K.S/GotaNews


TË NGJASHME