HomeE Jona

Koronavirusi/ Zbrasen supermarketet në Lombardi! (Pamje)

Frika nga shperndarja me ritme të larta të koronavirusit në Itali, shtynë italianët drejt supermarketeve. Apeli i kryeministrit italian Giuseppe Conte, i cili ju drejtua bashkeqytetarve me tone qetësuese dhe duke i konfirmuar që nuk ka asnjë mungese për asnjë lloj produkti , nuk arriti të qetësojë mendjet e turbulluarve të qytetarëve.

Vërshimi i pazakontë nisi të dielën, pas lajmit që rajoni i Lombardisë vendosi të mbyllë përkohësisht shkollat dhe disa shërbime publike.

Ankthi i blerjeve urgjente ka kapur gjithashtu edhe qytetin e Milanos. Qytetarët flasin për televizionin Rai: “Është çmenduri që gjithçka është bosh, një ekzagjerim. Njerëzit bëjnë pazar sikur të ishim në luftë.”