HomeRajon

Koronavirusit/ Shënohet viktima e parë në Maqedoninë e Veriut

Edhe në Maqedoninë e Veriut, është shënuar viktima e parë nga koronavirusi. Viktima, është një grua 57-vjeçare nga Kumanova. Ndërkohë, që siapas aasaj që raporton ministri i Shëndetësisë nën kurim është edhe djali 33-vjeçar i viktimës.

Njoftimi plotë

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv.”


TË NGJASHME