HomeSociale

Koronvirusi, Tabaku: Anuloni koncensionet

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë parashkimin e saj për ekonominë në kohën e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Tabaku shtoi se paketa e ndihmës së qeverisë është e pamjaftueshme, ka pikëpyetje të shumta dhe nuk i përfshin të gjitha bizneset dhe grupet sociale.

“Partia Demokratike ishte e para që bëri paketë për të dalë nga kriza, për bizneset në nevojë, familjet e ndihmës ekonomike dhe ato të prekurat nga tërmeti si dhe 500 mijë punonjësit e adminstratës. Kjo është një krizë humanitare dhe shëndetësore që po prek ekonomitë familjare shqiptare. Ne propozuam mbështetje buxhetore për bizneset, qytetarët dhe mbështetje fiskale, por kjo nuk u mor fare parasysh. Janë mbi 100 mijë biznese që preken nga kjo krizë dhe nuk dihet ende si do ndahet ky fond edhe pagesa prej 26 mijë lekësh herë 2, për ne është shumë e vogël se bizmnesi do vazhdojë të paguajë taksa e qira, aq është vetëm minimumi për të jetuar. S’ka zgjidhje për biznesin e mesëm, asnjë zgjidhje për pensionistët, për ata që u prekën nga tërmeti. Ne propozuam një paketë me dy elementë për biznesin e vogël, e para pezullimi i pagesës së taksave. Kur je i mbyllur nuk ke si paguan taksa. Edhe taksat lokale kërkuam të mos paguheshin”,- tha ajo duke shtuar se qeveria nuk i mori parasysh.

Tabaku ndërsa i referuar një parashikimi tha se Shqipëria do të jetë në 15 vendet e para mes 122 vendeve të botës që do të preken më shumë nga efektet e pandemisë. Ajo i kërkoi qeverisë të anulojë koncensionet dhe të ndihmojë gjithashtu sektorin e turizmit dhe bujqësisë.

“122 shtete që do preken nga pandemia e koronavirusit, Shqipëria llogaritet të jetë në 15 vendet e para se kështu e kanë bërë këta ekonominë. Vendi që prej një viti është në recension, edhe BSH-ja i vuri në dukje perceptimin e bizneseve dhe individëve për të mos investuar. Turizmi dhe bujqësia janë dy sektore të tjera problematike dhe qeveria nuk ka folur fare. Duhet ofruar zgjidhje edhe për to. Kujtojmë që në Durrës turizmi u prek edhe nga termeti dhe deri më sot nuk kemi asnjë zgjidhje. Shifrat janë në buxhetin e shtetit, janë 120 milion euro koncensione në buxhet që paguhen e lënë shtresat në nevojë në mëshirë të fatit. Sot është dita të mendohet për gjithë shqiptarët, s’mund të ketë të preferuar në ditë virusi, në ditë fatkeqësie”,- tha ajo.

k.S/GotaNews


TË NGJASHME