HomePolitikë

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bashkë me aktin e dorëheqje, kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar edhe zgjedhje të parakohshme.

“Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve. I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta qoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj i emocionuar.

Haradinaj ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë, duke nënvizuar edhe se taksa 100% ndaj Serbisë do të vazhdojë të mbetet.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai.


TË NGJASHME