HomeSport

Kosova magjike, mposht me përmbysje Bullgarinë

Kosova dhuron spektakël dhe mposht Bullgarinë me përmbysje me rezultatin 2-3. Në një ndeshje spektakolare, Kosova arriti ta sigurojë fitoren vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Pjesa e parë nisi më mirë për kosovarët, të cilët arritën të shënonin me anë të yllit Milot Rashica, që arriti të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën e 14. Megjithatë, pjesa e parë nuk mbaron me kaq, sepse bullgarët do të përgjigjen me Popov, që në minutën e 43, do të shënonte për 1-1. Me këtë rezultat do të mbyllet edhe pjesa e parë.


Me fillimin e pjesës së dytë, gjërat nuk shkojnë aq mirë për ekipin kosovar. Në minutën e 55-të, Dimitrov do të shënojë për ti dhënë avantazhin Bullgarisë. Edhe pse me rezultatin 2-1, Kosova nuk u dorëzua për asnjë moment dhe vetëm 10 minuta më vonë Muriqi arriti ti kthejë sërish shifrat në baraspeshë.


Me rezultatin 2-2, Kosova nuk i ndali sulmet dhe në fund ky ngulmim i ekipit kosovar u shpërblye më së miri. Autori i golit të parë, Rashica krosoi perfekt për Rashanin që nuk gabon dhe i çon shifrat në 2-3.


Pas kësaj fitoreje. Kosova mban vendin e tretë në grupin A, me vetëm një pikë më pak se Anglia dhe Rep. Çeke. Ndeshjen e ardhshme ekipi i drejtuar nga Challandes, do ta zhvillojë kundër Rep. Çeke në shtëpi.


TË NGJASHME