HomePolitikë

Kosova merr kryesimin e SEECP

Ministri i Punëve të Jashtme Behxhet Pacolli, solemnisht ka prezantuar marrjen e kryesimit nga ana e Kosovës, në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore SEECP.

Kosova nga korriku i 2019-ës për një vit do ta udhëheqë SEECP. Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), mbetet forumi më i rëndësishëm politik në Evropën Juglindore, që synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit.

Pacolli në një konferencë për media tha se prioritet do të jetë mbajtja e të rinjve brenda vendit, promovimi i kulturës dhe i turizmit.

Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia. Kryesimi i SEECP është njëvjeçar.

Së fundmi udhëheqjen e kishte Bosnja dhe Hercegovina, në samitin e së cilës nuk mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e as Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli,  pasi në ftesën e dërguar Kosova ishte e shënuar me fusnotë.


TË NGJASHME