HomeLajmi i Fundit

Kosova shpalli ditë zie për Nexhmije Pagarushën: Ikona e muzikës përcillet për në banesën e fundit

Në nder të jetës dhe krijimtarisë së artistes së madhe Nexhmije Pagarusha, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli 9 shkurtin ditë zie në territorin e Republikës së Kosovës.

Duke filluar nga ora 9 e mëngjesit të sotëm, u mbajtën homazhet për Bilbilin e Kosovës në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Pranë varrit të Pagarushës, qëndruan performues të ansamblit “Shota” dhe nderimet e fundit u përcollën me tingujt e këngës “Baresha”.

Kosova shpalli ditë zie për Nexhmije Pagarushën: Ikona e

Familjarët e legjendës Nexhmije Pagarusha treguan të premten për Televizionin T7 se ikona e muzikës shqiptare kërkoi që “të varrosej në një ceremoni private” duke mos pranuar pjesëmarrjen e shtetit në varrimin e saj në vendlindje, në fshatin Pagarushë në komunën e Malishevës, Kosovë. Në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Radije Hoxha, mikeshë e saj, tregoi se pak kohë më parë i kishte thënë: “Kur vdesim, merret Zoti me ne. Për së gjalli, le të merren të tjerët”.

Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Familjarët e saj dhanë lajmin e hidhur në Facebook përmes fotove të zisë dhe postimeve.