HomePolitikë

‘Kosova tashmë është shtet i lirë’, Meta përplaset me kryeministren serbe

Presidenti Ilir Meta është përplasur me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiç, gjatë Samitit SEECP që po zhvillohet në Sarajevë. Meta ka mbrojtur vendimin e Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e Sarajevës, ku ka thënë se “Kosova tashmë është shtet i lirë”.

Kjo ka sjellë reagimin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila ka thënë se shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës, duke i thënë Metës “përmbahuni nga provokimi”.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Bërnabiç.

Kujtojmë se në këtë samit Shqipëria fillimisht kishte paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë për shkak të injorimit ndaj Kosovës, por Ilir Meta presidenti i Shqipërisë dje mbërriti në këtë samit.


TË NGJASHME