Kosovë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Kosova voton për Kuvendin e ri/ 20 parti në garë, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur

Ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë  për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

Votuesi i pare

Kryetarja e komisionit qendror te zgjedhjeve Valdete Daka ka votuar në qendrën e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, Prishtinë

Daka është votuesja e parë në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019, e cila votoi në ora 7:00

Ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta kryejnë këtë obligim gjithashtu edhe liderëve dhe partive politike në mënyrë që Kosovën ta nxjerrin me një imazh të mirë.Në këtë qendër, ka nisur votimi nga shumë qytetarë të cilët kanë pritur që të hapen vend-votimet.

Related posts

Elbasan, biznesmenit të ndërtimit i djegin makinën për herë të dytë

Mila

Jehona e protestës së PD-LSI në mediat e huaja

Mila

Irina Shayk lë pas krahëve ndarjen, shkëlqen në sfilatën në Itali

emanuela
Na Kontaktoni!